Në shtëpinë e Fiorentinës po punohet për të siguruar dy përforcime për repartin e avancuar.
Klubi vjollcë ka hedhur sytë nga Crotone ku synon sulmuesit Junior Messias dhe Nwankwo Simy.
Drejtuesit e klubit toskan kërkonjë të arrijnë te lojtarët fillimisht duke i marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Për 30-vjeçarin Messias, Fiorentina është gati të shpenzojë deri në 10 milionë euro për blerjen përfundimtare të futbollistit, ndërsa përsa i takon sulmuesit nigerian, sipas mediave, klubi vjollcë ofron më shumë, por pa bërë të ditur vlerën që i ka paraqitur Crotones.