Motra e futbollistit Emilinano Sala, i cili vdiq tragjikisht pas rënies së avionit, është në gjendje kritike për jetën në një spital në Argjentinë pas asaj që besohet të ketë qenë një përpjekje për vetëvrasje. Romina Sala, 29 vjeç dhe nënë e një djali gjashtë vjeçar.
U dërgua menjëherë në spital në Santa Fe, në veri të Argjentinës, të hënën në mbrëmje pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj. Romina, e cila ka udhëhequr luftën e familjes Sala për drejtësi mbi vdekjen tragjike të vëllait të saj në vitin 2019, u gjet nga një mik i cili shkoi për ta kontrolluar atë pasi mori mesazhe 'shqetësuese' WhatsApp.
Mjekët e spitalit në Argjetinë njoftojnë se Romina është në gjendje kritike.
Romina ishte bërë zëdhënëse de-facto e familjes Sala kur ajo shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për të drejtuar përpjekjet për të gjetur trupin e vëllait të saj pasi avioni me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Kanalin Anglez.
Emiliano, 28 vjeç dhe një sulmues i talentuar, kishte fluturuar nga qyteti francez Nantes në Cardiff më 21 janar për të përfunduar një transferim prej 15 milion £ midis klubeve kur avioni i tij u rrëzua pranë ishullit të Guernsey./Daily Mail.