E ardhmja e Gianluca Frabotta është e ndarë midis Bergamos dhe Genovas.
Disa javë më parë mbrojtësi i Juventusit dukej se ishte shumë pranë kalimit te Genoa.
Gjatë ditëve të fundit është rritur mundësia që lojtari të veshë fanellën e Atalantës, që duket shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e futbollistit, që shikohet si një alternativë e mirë për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtes.
Gjithsesi për momentin asgjë nuk është vendosur dhe gjithçka mbetet e hapur duke e lënë në pikëpyetje të ardhmen e 22-vjeçarit, për të cilin Genoa dhe Atalanta do të luftojnë deri në fund.