Llapi nga Podujeva është gati për sfidën me Shkupin, e cila luhet nesër në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League.
“Stafi i skuadrës dhe futbollistët u janë nënshtruar testeve për COVID-19 dhe lajm shumë i mirë para nisjes për në Shkup është se të gjithë të testuarit nga laboratori i licencuar i UEFA-s, SynLab, kanë rezultuar negativ.
Me të kuptuar rezultatet e testimit, skuadra menjëherë pasdite ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin "Fadil Vokrri". Seanca e sotme është mbajtur nga ora 18:00 dhe zgjati pothuajse 2 orë.
Ekspedita e KF Llapi niset drejt Shkupit dhe akomodohet në "Hotel Aleksandar Palace" kurse në mbrëmje nga ora 20:00 e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së turit të parë kualifikues në Konferencë Ligë, ndaj FC Shkupi”, njofton FC Llapi.