Sot ishte dita e Simone Inzagit tek Interi. Trajneri italian është prezantuar zyrtarisht si tekniku i ri i zikaltërve në sallën e shtypit në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Ish-trajneri i Lacios bën hapin e madh në karrierë dhe e cilëson Interin si një sfidë e madhe.
Prova tek Interi – Shumë entuziazëm dhe motivim. E di që na pret një punë e rëndësishme, por është e bukur sepse më ka bindur menjëherë. Drejtuesit e kanë treguar që më dëshironin.”
Të jesh fitues me shitjet e rëndësishme – “Për Hakimin e prisja, por më është premtuar që skuadra do të qëndrojë kompetitive. Synojmë një rrugëtim më të gjatë në Champions sepse Interi ka që në vitin 2011 që nuk kalon grupet.”
Lukaku – “Kemi biseduar shpesh, ishte i zhgënjyer për eliminimin nga EURO 2020, ai është një garanci dhe këtë e ka treguar në fushën e blertë.”
Eriksen – “Jemi dëgjuar para EURO 2020, më pas nuk kam folur. Besoja tek ai, dhe tek Interi që u tregua i zoti që arriti të merrte Çalhanollunë i cili është një lojtar i rëndësishëm. Eriksen ka gjithë kohën e nevojshme për t’u rikthyer, e mirëpres me krahë hapur.”
Interi – “Duam të tregojmë vazhdimësi pas titullit kampion, kemi të gjithë motivimet e duhura që nevojiten.”
Karakteristikat e Interit të Inzagit – “Intensitet, të jemi brenda ndeshjes dhe të reagojmë tek episodet. Skuadra ime di të fitojë edhe në limite.”
De Vraj – “E kam stërvitur. Kam luajtur me Kolarovin dhe Handanoviç. Një kënaqësi për t’i takuar sërish. Edhe me të tjerët kam raporte të mira.”
Derbi i Milanos – “Në derbin e Milanos ka një rivalitet të madh. Milani ka kryer një kampionat të mirë.”
Çalhanollu si Luis Alberto – “Kanë karakteristika të njëjta, ka kualitet. Eriksen në fillim nuk ka qenë shumë i rëndësishëm, por Çalhanollu do të bëjë shumë mirë.”, përfundoi Simone Inzagi.