Në vitet e fundit janë shpeshtuar aktivitetet e veteranëve në futbollin e Kosovës.
Ferizaj mblodhi të gjitha trofetë për kategorinë e veteranëve.
Ata u stolisën me titullin dhe Kupën e Kosovës.
Bujar Asllani, ish futbollist, tani pjesë e veteranëve, tha se edhe kjo garë ka rivalitetin dhe emocionet e veta.
“Kampionatin e kemi përfunduar në vendin e parë me 23 pikë, 8 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Fazën e plej-ofit jemi takuar me KFV Gjilanin, ku kemi shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive.
Në Gjysmëfinale jemi takuar me KFV Kosovën e Prishtines, të cilën e fituam me rezultat 3:1 dhe në finale jemi ndeshur me KFV Vushtria, ku dolëm fitues me 2:1
Për Kupën e Kosovës, në rrethin e parë jemi takuar me Drenicën në Skenderaj dhe shënuam fitore me rezultat 2:3 , pastaj me KFV Besa nga Peja e fituam me rezultat zyrtar 0:3, kurse në gjysmëfinale e mposhtëm me 3:0 KFV Onix dhe në finale KFV Kosovën e Prishtinës me 5:4 pas ekzekutimit te penalltive”, tregon Asllani.