Leotrim Krasniqi është pa punë si trajner. Ai një periudhë e udhëhoqi klubin me renome të futbollit Besa nga Peja.
Krasniqi tregon arsyet përse ishte nda me KF Besën, për synimet e tija në të ardhmen.
“Bota sot”: Ju u ndatë nga Besa?
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/07/auto_205747699_3010679209254779_4782928432931300343_n1625666472.jpg)
Leotrim Krasniqi: E kam parë ashtu të arsyeshme që të largohem nga Besa, për arsye personale më shumë dhe në bisedë me presidentin e klubit vendosa të tërhiqem.
“Bota sot”: Si e vlerëson të kaluar në tuaj të Besa?
Leotrim Krasniqi: Ishte një eksperiencëe jashtëzakonshme për mua, sidomos 6 muajt e fundit kur isha edhe trajneri i parë.
Si ekip me djem të rinj në shumë ndeshje ishim të barabartë dhe më të mirë se kundërshtarët në shumë momente të lojës.
Jam kënaqur shumë si në stërvitje ashtu edhe në lojë me futbollistët, jemi munduar t’i ngrisim në nivel me të lartë, ta kuptojnë lojën sa më shumë, po ashtu kemi punuar shumë edhe me video.
Nga kjo përvojë po dal me i gatshëm për përvojën e radhës.
“Bota sot”: Ne shumë intervista ke deklaruar që Besa do të luaj pastër?
Leotrim Krasniqi: Edhe ashtu doli të jetë. E them me dorë në zemër dhe me përgjegjësi të madhe që Besa nuk është imponuar në asnjë ndeshje .
Si karakter dhe si trajner dua të mbes i pastër, punën time e bëj me djersë dhe nderin e pastërtin time e ruaj me fanatizëm.
“Bota sot”: Si është filozofia e lojës së Leotrimit si trajner?
Leotrim Krasniqi: E dua futbollin sulmues të jemi protagonist në fushë duke patur topin më shumë dhe duke sulmuar, duke u munduar të dalim duke luajtur shkurt nga mbrapa dhe të fitojmë topin shpejt kur të humbasim.
Të vetëdijshëm që bëhet fjalë për një model të lojës të vështirë, kërkohet shumë punë dhe analizë e vazhdueshme.
“Bota sot”: E ardhmja?
Leotrim Krasniqi: Për momentin jam pa klub pas ndarjes nga Besa, do të shoh cila është mundësia më e mirë për mua për të vazhduar karrierën time, do të shohim a do të vjen diçka interesante dhe të kthehemi prapë në fushë për të punuar.