Sara Carbonero nuk e pati një fillim të mbarë të vitit 2021, me njoftimin e ndarjes së saj nga Iker Casillas, portier i njohur i futbollit
Martesa e tyre dukej e padepërtueshme, por diçka duhej të ndodhte në mënyrë që çifti për t’u pasur zili të ndante rrugët.
Fati po ndryshon për gazetaren sportive, e cila lufton me kancerin e vezoreve prej disa kohësh. Sipas revistës “Semana”, ajo ka gjetur një dashuri të re.
Në fakt është Kiki Morente, djali i kantautorit të lindur në Granada, Enrique Morente, dhe vëllai i Estrella Morente, ai që ia ka rrëmbyer zemrën ish-gruas së portierit spanjoll. Media e lartpërmendur siguron se ata janë në lidhje prej dy muajsh, u takuan falë gruas së Popos, kushëri i parë i këtij të riu
31-vjeçar. Është e vërtetë që puna i ka penguar ata të mbajnë një marrëdhënie më të ngushtë, por vera do t’i afrojë, tani që janë me pushime.