Më 14 korrik do të hidhet shorti i kalendarit të sezonit 2021/2022 në Serie A.
Në vendin fqinj presin rikthimin e tifozëve në stadiume, të paktën në masën 25%, njësoj siç do të ndodhë në kampionatet e tjera kryesore të Evropës.
Presidenti i Ligës italiane, Paolo Dal Pino u ka shkruar një letër zyrtare autoriteteve shtetërore për të marrë dritën jeshile për rikthimin në stadiume të tifozëve që posedojnë pasaportën e vaksinimit.
Pandemia dhe mbyllja e stadiumeve kanë shkaktuar një dëm prej 1 miliard e 200 milion eurosh në klubet e Serie A.
Shumë që është e destinuar të rritet nëse situata nuk kthehet në normalitet, me rikthimin të tifozëve në stadiume. Klubet e Serie A kanë kërkuar një takim me Kryeministrin Mario Draghi, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Giancarlo Giorgetti dhe me Nënsekretarin e Sportit Valentina Vezzali.
Objektivi i madh është që sezoni i ri në Serie A të fillojë me stadiumet plot me tifozë, rikthimi i të cilëve do të rrisë të ardhurat dhe do u japë një frymëmarrje bilanceve të klubeve të Serie A.