Azem Bejta është njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në futbollin.
Ai për 18 vite ka mbrojtur stemën e Drenicës, duke zhvilluar paraqitje fantastike e poashtu duke e udhëhequr këtë skuadër pas largimit të Sami Gecit.
Megjithatë, tashmë historisë së tij me klubin nga Skenderaj i erdhi fundi dhe tashmë ai është bërë me skuadër të re.
Media ka mësuar nga burime pranë klubit se ai tashmë ka arritur marrëveshje me skaudrën e Malishevës dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga të dyja palët.
Bejta do t’i mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.