Argjentina kaloi në finale të ‘’Copa America’’ pasi mposhti Kolumbinë me penallti në gjysmëfinalen e luajtur mëngjesin e sotëm.
Padyshim heroi për Argjentinën u bë portieri Emiliano Martinez i cili bëri superpritje në sfidën ndaj Kolumbisë.
Mesi është bërë protagonist pas një ironie drejtuar kundërshtarit të tij Jeri Mina. Ky i fundit humbi penalltinë e dytë për kombëtaren e tij teksa ‘’pleshti’’ është kapur nga kamerat duke ë thënë fjalët ‘’Vallëzo tani, vallëzo’’.
Mesi i është referuar rastit kur Kolumbia mundi me penallti Uruguain për tu kualifikuar në gjysmëfinale dhe Mina festoi si i çmendur para kundërshtarëve të tij.