Sergio Ramos tashmë ndodhet në Paris.
Në mëngjesin e së mërkurën, ai u nis për Paris, bashkë me familjen e tij, për aventurën e re.
Ish kapiteni i Real Madridit do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Paris Saint Germain ku do të fitojë 15 milionë euro në sezon.
Ai tashmë ndodhet në zyrat e klubit sipas “El Chiringuito” dhe zyrtarizimi do të vijë gjatë ditës së sotme.