Partizani nga Tiirana do të luajë nesër sfidën e parë

Futboll

Partizani nga Tiirana do të luajë nesër sfidën e parë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:06
Partizani nga Tiirana do të luajë nesër sfidën e parë

Partizani nga Tiirana do të luajë nesër sfidën e parë të Ligës së Konferencës, përballë ekipit moldav të Sfintulit. Klubi i kuq ka shpalosur edhe axhendën në vigjilje të këtij takimi.

Informacion në prag të takimit Partizani-Sfintul Gheorghe, i vlefshëm për turin e parë të Ligës së Konferencës të mërkurën, më datë 7 korrik ora 18:45, do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të ekipit Sfintul Gheorghe, Sergei Cebotari, në sallën e konferencave të stadiumit “Elbasan Arena”.

* Ora 19:00 do të zhvillohet stërvitja zyrtare e ekipit të Sfintul Gheorghe në stadiumin “Elbasan Arena”. Mediat do të lejohen 15 minuta për të ndjekur stërvitjen.

* Të mërkurën, më datë 7 korrik ora 19:30, do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të Partizanit, Ilir Daja, në sallën e konferencave të stadiumit “Elbasan Arena”.

* Ora 20:00, do të zhvillohet stërvitja zyrtare e ekipit të Partizanit në stadiumin “Elbasan Arena”. Mediat do të lejohen 15 minuta për të ndjekur stërvitjen. Faleminderit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat