Nuk ka më dyshime, Mario Baloteli i habitur të gjithë duke u transferuar tek skuadra turke e Adana Demirsporit.
Lajmin për transferimin e sulmuesit 30-vjeçar e bëri të ditur vetë faqja e klubit duke i uruar mirëseardhjen Balotelit.
Sipas postimit, shkruhet se ky transferim do të hyjë në histori dhe Baloteli do të shënojë shumë gola me fanellën e re.
Adana Demispor është një klub i themeluar në vitin 1940 dhe këtë vit do të luajë në Superligën turke pasi sezonin e kaluar u shpall kampione në Ligën e Parë vendase.
Sezonin e kaluar Baloteli u aktivizua në radhët e Monzës në Serinë B pa mundur të ngjitet mes më të mirëve në Serinë A.