Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe tashmë janë duke u bërë përgatitjet finale para udhëtimit për në Japoni.
Ekipi i xhudos do të udhëtojë i parit dhe do të vendoset atje në Komunën e Sanjos.
Dhe atje po pritet më shumë entuziazëm kjo vizitë e xhudistëve kosovar edhe nga zyrtarët dhe drejtuesit e kësaj komune, përcjellë KosovaPress.
Ata kanë marrë inciativën për të organizuar një pritje sa më madhështore për ekipin e Kosoves dhe në një video të publikuar shihen duke e mbajtur flamurin e Kosovës dhe duke kënduar slloganin e “Jemi Dardanët, jemi Kosova”.