Zyrtare, Balotelli nënshkruan për skuadrën turke Demirspor

Futboll

Zyrtare, Balotelli nënshkruan për skuadrën turke Demirspor

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:12
Mario Balotelli

Ish-lojtari i Italisë, Mario Balotelli është transferuar zyrtarisht në skuadrën turke Adana Demirspor e të cilën ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.

Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit u kthye në Serie A në gusht të vitit 2019, kur nënshkroi marrëveshje me Brescian.

Ai tani kalon në një transferim falas në Adana Demirspor të sapo promovuar, të cilët po përgatiten të luajnë në Superligën e Turqisë, përcjellë KosovaPress.

Klubi ka njoftuar zyrtarisht ofrimin e ish-lojtarit italian me një deklaratë që tregon se ai ka nënshkruar deri më qershor 2024.

"Sot u bë një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e Adana Demirsporit me shkronja të arta," thuhet në deklaratën e klubit turk.

“Mario Balotelli zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ekipin tonë. Super Mario tani do të shënojë gola për fanellën blu. ”

Balotelli, i cili ka luajtur 36 ndeshje për Italinë ka përvojë jashtë në skuadra si Manchester City, Liverpooli, Nice dhe Marseille.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat