Klubi i futbollit Malisheva sot ka zyrtarizuar dy blerje të reja me të cilat zynon që të bëjë paraqitje sa më dinjitoze në Superligës e Kosovës në edicionin 2021/22.
Pas zyrtarizmit të mbrojtëzit Azem Bejta, Malisheva ko konfirmuar edhe transferimin e ish-lojtarit të Prishtinës Mergim Pefqeli me të cilin është arritur marrëveshja për sezonin 2021/22.
“Pefqeli është i njohur për aftësitë në lojën me pasime. Ai zotëron një gamë të jashtëzakonshme pasimesh dhe inicon lojëra të rrezikshme sulmuese pasi fiton posedimin e topit nga kundërshtari.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kf Malisheva.
FC Malisheva i dëshiron mirëseardhje Mergimit në klubin tone dhe i dëshiron shume fat në jete dhe karrierë.