Ademi e nis me gol në Champions

Futboll

Ademi e nis me gol në Champions

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:14
Ademi e nis me gol në Champions

Futbollisti shqiptar Arijan Ademi është bërë protagonist ditën e sotme duke shënuar një supergol për skuadrën e tij Dinamon e Zagrebit.

Ademi shënoi golin e parë në sfidën që kroatët luajtën me rivalët islandez të Valurit, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

30 vjeçari stopoi bukur një top në zonë, duke mposhtur më pas portierin me një të djathtë potente.

Ademi është futbollist me origjinë shqiptar që aktivizohet tek Maqedonia e Veriut dhe prej 10 vitesh është pjesë e Dinamos së Zagrebit, skuadër ku mban dhe shiritin e kapitenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat