Presion të Qeveria

Futboll

Presion të Qeveria

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:16
Presion të Qeveria

Seria A po përgatitet që të njihet me kalendarin e sezonit 2021/22 që do të hidhet në datën 14 korrik.

Klubet dhe tifozët presin rikthimin e tifozëve në stadiume, jo në masën 25% siç do të ndodhë në kampionatet e tjera kryesore të Evropës, por mbushjen e plotë të stadiumeve.

Presidenti i Ligës italiane, Paolo Dal Pino u ka shkruar një letër zyrtare autoriteteve shtetërore për të marrë dritën jeshile për rikthimin në stadiume të tifozëve që posedojnë pasaportën e vaksinimit. Pandemia dhe mbyllja e stadiumeve kanë shkaktuar një dëm prej 1 miliard e 200 milion eurosh në klubet e Serie A.

Shumë që është e destinuar të rritet nëse situata nuk kthehet në normalitet, me rikthimin të tifozëve në stadiume.

Klubet e Serie A kanë kërkuar një takim me Kryeministrin Mario Draghi, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Giancarlo Giorgetti dhe me Nënsekretarin e Sportit Valentina Vezzali.

Objektivi i madh është që sezoni i ri në Serie A të fillojë me stadiumet plot me tifozë, rikthimi i të cilëve do të rrisë të ardhurat dhe do u japë një frymëmarrje bilanceve të klubeve italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat