Kampioni i Shqipërisë, Teuta nga Durrësi, zhgënjeu në ‘Niko Dovana’, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0 nga skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e parë të rrethit të parë eliminator të Champions League.
Teutës nuk i shkoi ashtu siç pritej ndaj rivalit, kësisoj ka pak shpresa për sfidën e kthimit megjithëse kurrë nuk i dihet futbollit!
Golat i shënuan Henrique (15' e 45+1'), Traore (56'), Castaneda (89’).
Një ditë e keqe për futbollistët durrsakët, një fitore e madhe për skuadrën moldave.
Kryetrajnerin Edi Martini e pret sprovë e vështirë në ndeshjen e kthimit, sidomos për të përmbysur këtë rezultat të thellë.