Julian Nagelsman u prezantua ditën e sotme si trajner i Bajern Mynih skuadër me të cilën nënshkroi kontratë 5-vjeçare.
Për Nagelsman, është një hap shumë i madh në karrierë, pasi ësht vetëm 33 vjeç. Në konferencën për shtyp në ditën e prezantimit, Nagelsman u shpreh:
Bajern Mynih: “Ka qenë gjithmonë një ëndërr të emërohesha trajner i Bajernit. Do të pranoja edhe nëse do të më jepej një kontratë 1-vjeçare Nënshkrimi i një kontrate 5-vjeçare tregon vlerësim për punën time, të cilën dua ta justifikoj. Kjo tregon që drejtuesit kanë besim tek unë”.
Vendimi: ‘’Bisedova me gruan time, më pas me drejtorin sportive të Lajpcigut. Ishte një vendim i shpejtë dhe i duhuri’’.
Nojer: ‘’Ai është dhe do të mbetet një kapiten i shkëlqyeshëm. Alaba u largua, por do të shohim të afrojmë dike tjetër në atë rol.
Forma e Sane: ‘’Do të bënim mirë t’ia linim vetëm medias. Sane ka cilësi të jashtëzakonshme, ka shpejtësi marramendëse dhe është nga më të mirët në lojën tek për tek. Jam i sigurtë se do të shohim një Leroj Sane më të forte.
Gorecka: ‘’Gorecka një lojtar shumë i rëndësishëm. Unë do të isha i lumtur nëse do të qëndronte përsëri. Ai është një nga mesfushorët më të rrezikshëm në Evropë’’, u shpreh Nagelsman.