Pasi “eliminoi” Francën, Mbappe “i futet” kuzhinës

Futboll

Pasi “eliminoi” Francën, Mbappe “i futet” kuzhinës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 21:50
Kylian Mbappe dhe Nustret

Ylli i Francës, Kylian Mbappe ka vendosur që të relaksohet disi, pasi kombëtarja e "Gjelave" u eliminua nga Kampionati Evropian.

Sulmuesi i PSG, ka shkuar për pushime në ishullin grek të Mykonos, ku është ndalur edhe te restoranti super i shtrenjtë i kuzhinierit të njohur turk Nustret.

I njohur për mënyrën e veçantë të përgatitjes së mishit dhe kriposjes, ‘Salt Bae’ i ka dhënë disa instruksione Mbappes për prerjen e mishit dhe hedhjen e kripës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

 

Kujtojmë se Mbappe, humbi penalltinë që eliminoi Francën nga Evropiani. Aty ka qenë edhe një tjetër lojtar i Francës, Karim Benzema. Siç duket, eliminimi është hedhur pas krahëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat