Gjysmëfinalja e "EURO 2020" Angli-Danimarkë, ka bërë që në stadiumin e Umblit mes 60 mijë spektatorëve të jenë edhe Boris Johnson dhe Princi William.
Kryeministri ka hequr kostumin e zyrtarit, ndërsa shihet i veshur me një bluzë të personalizuar të Anglisë me emrin Boris.
Ai tha se skuadra e Anglisë e ka bërë kombin krenar në Euro 2020, ndërsa i uroi fat për të arritur në finale.
Ndërkohë edhe Armando Duka ka publikuar një foto me kryeministrin brenda stadiumit, ku shfaqet me birrë në dorë.
Ndeshja po vazhdon.