Real Madrid këtë verë zyrtarizoi në stol Carlo Ancelottin, i cili duket se ka dëshirat e tij në merkato, pavarësisht se klubi nuk ka në plan të bëjë harxhime të mëdha në merkato.
Lojtari që trajneri italian dëshiron ta marrë me vete në Madrid është Richarlison.
Braziliani është një nga më të mirët te Everton dhe mund të jetë partneri ideal për Benzema në sulm.
Ancelotti mësohet të ketë folur personalisht me lojtarin, por mbetet për t’u parë nëse Real Madrid është i gatshëm të investojë për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë edhe tre vite me skuadrën nga Merseyside.