Ndeshja Angli-Danimarkë, Arsen Wenger: Nuk kishte penallti

Futboll

Ndeshja Angli-Danimarkë, Arsen Wenger: Nuk kishte penallti

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Arsene Wenger nuk ishte i mendimit që penalltia e Anglisë ishte legjitime.

Anglia arriti të kualifikohet për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian nga një penallti e fituar nga Raheem Sterling në minutën 103-të.

Mirëpo, penalltia ngjalli polemika të shumta nga analistët e futbollit.

Edhe ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ishte i mendimit që ajo penallti duhej akorduar për Anglinë.

“Nuk kishte penallti. Nuk e kuptoj përse në këso lloj rastesh, gjyqtari dhe VAR-i nuk e shikuan atë në ekran”, tha Wernger.

“Në një moment të tillë, gjyqtari duhet të jetë absolutisht i sigurt”, përfundoi Arsene Wenger.

Kane humbi penalltinë, mirëpo nga topi i kthyer arriti të shënojë dhe ta dërgojë Anglinë në finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat