Gjiganti anglez, Liverpool, ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2021/22.
19-të herë kampionët e Anglisë sot kanë zbuluar fanellat e reja, të cilët futbollistët do t’i bartin veshur në ndeshjet si mysafirë.
Në fanella dominuese është ngjyra e bardhë, e cila është në kombinim me ngjyrën e zezë.
Kësaj radhe është përzgjedhur që fanellat të jenë me jaka, duke qenë kështu më klasike.
Fanellat janë punuar nga kompania e njohur “Nike”.