Nëse në Europë është koha e finales së Euro 2020, edhe në Amerikën e Jugut nuk shkojnë shuëm ndryshe me finalen e Copa America që do të zhvillohet natën mes së shtunë dhe së dielës mes Argjentinës dhe Brazilit.
Në lidhje me super ndeshjen ka folur edhe ish-portieri jose Luis Chilavert.
“Skuadra e Messit dhe shokët e tij do të duhet të jenë të përgatitur për të mundur Brazilin, Neymar-in, VAR-in dhe arbitrin”, ka thënë Chilavert për Radio Continental (AM 590).
“Corrupbol është e tmerrshme”, ka shtuar ish-portieri duke luajtur me emrin e federatës amerikanojugore (CONMEBOL).
Akoma për Messi-n: “Do të më pëlqente ta shënonte 3/4 gola. Edhe sepse në rast të aksioneve të dyshimta, do të favorizohen gjithmonë brazilianët”, ka përfunduar Chilavert.