E ardhmja e Manuel Locatelli-t duket se do të jetë tek Juventus.
Sipas Tuttosport, mesfushori i Sassuolo-s ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u transferuar në Torino. Një qëndrim ky që ka nxjerrë nga gara Arsenal-in, një nga skuadrat që ishte hedhur në sulm për ish-yllin e Milan-it.
Topçinjtë, në fakt, duket se kanë kthyer vëmendjen nga Houssem Aouar i Lyon.
Për sa i takon negociatave mes Juventus dhe Sassuolo-s, drejtuesit bardhezinj duket se po punojnë për një formulë të ngjashme me atë që ka çuar Chiesa-n nga Firence në Torino.
Formula është një huazim për një shifër të ulët dhe detyrimin e blerjes për një shumë të konsiderueshme.