Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum sot debuton në garat evropiane dhe kërkon rezultat pozitiv.
Struganët ndeshen me skuadrën Liepaja, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë eliminator të Conference League.
"Ne e dimë që jemi të porsaardhur në garat evropiane, dhe natyrisht e respektojmë kundërshtarin në maksimum.
Sidoqoftë, ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën për të arritur një rezultat të mirë në Letoni dhe më pas në ndeshjen e kthimit të luftojmë për një vend në raundin tjetër.
Ky do të jetë një duel në të cilin do të vendosin detajet, kështu që ne duhet të jemi maksimalisht të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes", thotë kryetrajneri i Strugës, Srgjan Zaharievski.