Milan dëshiron të përforcohet në repartin e sulmit për sezonin e ri.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, “kuqezinjtë” janë duke punuar për të nënshkruar me yllin e Chelsea, Olivier Giroud.
Krerët e Milanit tashmë janë në bisedime me agjentët e lojtarit francez dhe pritet që të ketë zhvillime të reja në orët në vijim.
Lojtari 34-vjeçar iu bashkua Chelsea më 2018.
Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Montpellierin.