Klubi francez Paris Saint-Germain po vazhdon interesimin për mesfushorin e Man Utd Paul Pogba.
Sipas “L’Equipe”, PSG nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të luftojë deri në fund të afatit kalimtar veror për transferimin e Pogbas.
Gjiganti francez nuk e ka në plan të ndalet së transferuar futbollist këtë verë, pasi transferoi Georgino Wijandalum, Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimin dhe Sergio Ramos tani po synon transferimin e mesfushorit të Man Utd.
28-vjeçari ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë, interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe Real Madrid dhe Juventus.
Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 42 paraqitje me fanellën e United në të gjitha garat duke realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.