Pas eliminimit në 1/8-at e Euro 2020 kundër Çekisë, Holanda ka vendosur të ndahet me Frank de Boer.
Vendin e ish-trajnerit të Inter-it, sipas Sky Sports DE, do ta marrë Louis Van Gaal.
Për 69-vjeçarin do të jetë aventura e tretë në stolin e Holandës pas eksperiencave në 2000-2001 dhe 2012-2014.
Është ai i përzgjedhuri i Federatës Holandeze të Futbollit për të drejtuar Depay me shokë në kualifikueset e Katar 2022.