Nacho do të vazhdojë të jetë lojtar i Real Madridit.
Real Madrid ka bërë të ditur që mbrojtësi, Nacho Fernandez ka zgjatur kontratën me klubin.
Nacho ka nënshkruar kontratë të re me kohëzgjatje prej dy vitesh, që do ta mbajë atë deri në vitin 2023 në “Santiago Bernabeu”.
Mbrojtësi spanjoll shihet si figurë e rëndësishme për klubin pas largimit të kapitenit, Sergio Ramos.
Lajmin për rinovimin e kontratës së Nachos e ka bërë të ditur Reali përmes uebfaqes zyrtare.