Milan është afër transferimit të sulmuesit të Chelseas Olivier Giroud.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Giroud dëshiron të transferohet te Milan gjatë afatit kalimtar të verës.
Thuhet se Rossonerët tashmë kanë arritur marrëveshje personale me sulmuesin duke i ofruar atij kontratë dy-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon.
Tani të dyja klubet kanë filluar bisedimet që të gjejnë një marrëveshje për transferimin e francezit në Itali.
34-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 31 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola.