Ferizaj nuk e ka ndërmend të ndalet, por synon që të përforcohet në të gjtiha drejtimet, jo vetëm me futbollistë.
Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, prezanton edhe Ramadan Ibrahimin.
Kush është Ibrahimi?
“Ramadan Ibrahimi i bashkohet klubit tonë.
Ramadan Ibrahimi është bashkuar me klubin tonë për një organizim sa më të mirë brenda klubit.
Ibrahimi ka te kryer menaxhmentin sportiv në Gjenevë të Zvicrës, në universitetin Europian të biznesit.
Nga sot, Ibrahimi është bashkuar me klubin tonë si bashkëpunëtor në organizimin sa më profesional të klubit.
Klubi jonë po vazhdon ri-organizimin, që të jemi sa më të kompletuar në të gjitha aspektet”, njofton FC Ferizaj.