Ndërsa pluhuri fshihet në fitoren e tensionuar dhe dramatike të Anglisë ndaj Danimarkës, në kujtesë do të mbetet penalltia e dhënë për Raheem Sterling, dhe nëse duhej të ishte dhënë.
Për tifozët e Danimarkës dhe shumicën e personave neutralë, nuk kishte asnjë kontakt, ose ishte aq minimal sa nuk justifikonte rënien e Sterlingut, dhe sigurisht jo edhe dhënien e një penalltie nga gjyqtari holandez, Danny Makkelie.
Një tifoz ishte aq i tërbuar, saqë ai ka vendosur të ngrejë një peticion në UEFA, me change.org për të provuar që ndeshja të riluhet.
“Duhet të ketë kontakt për një penallti dhe nuk kishte absolutisht asnjë kontakt. Nëse kjo nuk merret parasysh, kjo do të tregonte një dështim të UEFA-së dhe lojën e bukur të futbollit”, shkruante në peticion.
Sigurisht, nuk ka asnjë shans që UEFA të përsërisë ndeshjen, por, ky peticioni është ndoshta një matës i mirë se ku njerëzit qëndrojnë mbi vendimin. Për momentin, ai ka më shumë se 3 mijë nënshkrime, shkruan Daily Mail.
Një peticion i ngjashëm për të rifilluar Francën dhe Zvicrën pasi këmbët e portierit zviceran Yann Sommer dukej se ishin jashtë vijës para se të shpëtonte penalltinë vendimtare të Kylian Mbappes, arriti mbi 270 mijë nënshkrime.