Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum bëri paraqitje fantastike, nxori rezultat të mirë në ndeshjen e parë të rrethit të parë të eliminatorëve të Conference League.
Skuadra shqiptare debuton me barazim në Evropë, duke luajtur 1:1 në udhëtim me Liepaja-n nga Letonia.
Struganët patën disa mundësi por të pafat në pjesën e parë.
Në minutën e 31-të, Dodo realizoi për epërsinë e skuadrës nga Letonia.
Në minutën e 90+3’, futbollisti Besir Iseni barazon rezultatin 1:1, kësisoj i siguron rezultat të favorshëm skuadrës së tij për takimin e kthimit.