UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në finalen e Europianit në sfidëmn Itali-Angli.
Gjyqtar kryesorë do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.
Për 48 vjeçarin do të jetë sfida e 4-ët që do të gjykojë në këtë Europian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës. Holandezi është prej vitit 2006 në listën e FIFA-s dhe prej vitit 2009 në listën e UEFA-s.
Ndihmës të Kuipers do të jenë dyshja tjetër holandeze Sander Van Roekel dhe Ervin Zeinstra ndërsa gjyqtar i katërt është zgjedhur spanjolli Karlos Del Kerro Grande.
Në VAR do të jetë një gjerman, Bastian Dankert. Finalja do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin Uembli të Londrës.