Skuadra e Llapit do të zhvillojë sot ndeshje kundër skuadrës maqedonase KF Shkupi, takim ky i vlefshëm për raundin e parë kualifikues për në UEFA Liga e Konferencës.
Llapjanët kanë udhëtuar drejt Shkupit, ku janë sistemuar në hotel dhe tanimë kanë zhvilluar seancën e parë përgatitore, përcjell KosovaPress.
Përballja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski National Arena”, me fillim nga ora 20:00.
Pas triumfit historik në Kosovë, ku e fituan Kupën e Kosovës, Llapi do të zhvillojë sot ndeshjen e parë në gara evropiane, ku trajneri Tahir Batatina ka treguar që përveç historisë në Kosovë, llapjanët do të bëjnë histori edhe në Evropë.
20:00 Shkupi – Llapi (Stadiumi Todor Proeski National Arena)