Me fillim nga ora 20:00 skuadra gjilanase Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për në Ligën e Konferencës kundër skuadrës maqedonase FK Decic.
Nikoqirë i këtij takimi të sotëm do të jetë stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë edhe tifozët gjilanas “Intelektualët”, përcjell KosovaPress.
Gjyqtar i ndeshjes mes Dritës dhe Decic do të jetë portugezi Vitor Ferreira.
Përveç Dritës, në Ligën e Konferencës ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Llapit, e cila ka udhëtuar drejt Shkupit, për të zhvilluar ndeshjen kundër skuadrës së KF Shkupit.
20:00 Drita – Decic (Stadiumi Fadil Vokrri)