Kujtim Shala, legjenda e futbollit të Kosovës, si gjithmonë është në zemra e dashamirëve sportivë, sidomos të gjeneratës së vjetër, ku edhe sot i kujtojnë ndeshjet dhe trimërinë e tij që e tregonte në stadiumet nëpër Serbi!
Një komentues boshnjak, Senad Mujaxhiq, tifoz i zjarrtë i viteve të 80-ta, ia kujton Kujtim Shalës një rast në Nish të Serbisë, në terrenin e nxehtë, kur Dinamo e Zagrebit u ballafaqua me Radniçkin (viti 1990).
Shala luante për Dinamon dhe për një moment ngriti dy gishta lartë midis të stadiumit të Nishit, kjo i kishte elektrizuar serbët fortë e keq, po të kishin mundësi do ta ngrënin për së gjalli.
“Kujtim Shala - hero në Nish.
Një lojtar i shkëlqyeshëm, një njeri i madh që i donte tifozët dhe luante me zgjuarsi dhe zemër, faleminderit Shala, nuk do të harrojmë. Ta heqim kapelën”, ka komentuar mes të tjera Mujaxhiq.