Llapi nga Podujeva, fitues i Kupës së Kosovës, nuk arriti rezultat të favorshëm në përballje me Shkupin.
Skuadra shqiptare, Shkupi, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Toshe Proeski” në Shkup.
Në minutën e 36-të, shënojnë përmes Markoskit.
Në minutën e 90+4, vendasit thelluan fitoren me golin e Rwatubyaye.
Një ndeshje që u përshkruar me rivalitet e me shtatë kartona të verdhë, pesë të Shkupi dhe dy te Llapi.
Llapi luftoi por Shkupi fiton sfidën e parë evropiane.
Kryetrajnerin Tahir Batatina e pret punë e vështirë në takimi e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por shpreson në mrekulli.
Shkupi -Llapi 2:0
Stadiumi "Toshe Proeski" në Shkup.
Gjyqtar: A. Lindhout (Holanda).
Shënues: Markoski (36'), Rwatubyaye (90+4’).
Kartona të verdhë: Cheshmedijev, Adem, Rwatubyaye, Zuka, Faustin – Shabani, Peposhi, Emini
Shkupi: Naumovski, Kitanovski, Rwatubyaye, Faustin, Zuka, Ali Adem (B. Shabani 63’), Alvarez, Cheshmedijev (Alii 82’), Markoski (Ilazi 82’), Gjorgjievski dhe Cvetanoski (Trapanovski 70’).
Llapi: Çoriç, Emini, Prençi, Idrizi, Peposhi, Shabani, Ramadani, Hoti, Shillova (Firmino 77’), Selmani (Sadriu 65’) dhe Veliu (Maliqi 69’).