Drita është duke luajtur baraz 1-1 me skuadrën nga Mali i Zi, ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin kualifikues të garës Konferencë Ligë.
Mysafirët kaluan në epërsi pas tre minutave lojë me golin e realizuar nga Camaj.
Kurse skuadra kosovare barazoi në minutën e 11' me golin e Ajzer.