Skuadra shqiptare Struga Trim Lum barazoi (1:1) kundër Liepaja-s në Letoni, në ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues të Conference League në futboll.
"Ishte një ndeshje shumë e vështirë me një kundërshtar vërtet të mirë. Rezultati është real.
Ata ishin më të mirë në pjesën e parë, ne në 45 minutat e dyta.
Shpresoj se do të jemi skuadra më e mirë në ndeshjen e kthimit dhe do të eliminojmë Liepaja-n", tha pas ndeshjes trajneri i Strugës, Srgjan Zaharievski.