​Konferencë Liga, këto janë rezultatet e skuadrave nga Kosova pas pjesës së parë

Futboll

​Konferencë Liga, këto janë rezultatet e skuadrave nga Kosova pas pjesës së parë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:16
Ilustrim

Përveç Prishtinës që po luan në Ligën e Kampionëve, futbollit kosovar po përfaqësohet në Evropë edhe nga Llapi dhe Drita.

Këto dy skuadra janë duke luajtur në kompeticionin e njohur si Konferencë Liga dhe sonte janë duke i zhvilluar ndeshjet e para.

Drita është duke u ballafaquar me skuadrën nga Mali i Zi Deçiç dhe është duke barazuar me rezultat 1-1 pas 45 minutave të para në "Fadil Vokrri".

Camaj shënoi për Deçiçin ndërsa Ajzeraj për Dritën.

Në ndeshjen tjetër Llapi ështu duke pësuar disfatë nga Shkupi me rezultat 1-0 në ndeshjen e cila po zhvillohet në Shkup.

Golin e vetëm e realizoi Markoski në minutën e 36' të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat