Kryetrajneri i Shkupit, Goce Sedlloski, është i kënaqur me fitoren me rezultat 2:0 ndaj Llapit, në kuadër të ndeshjes së parë në rrethin e parë kualifikues të Conference League në futboll.
"Ne e dinim para ndeshjes që na pret një detyrë e vështirë.
Në fund, ne e merituam fitoren, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të përqendruar deri në fund”- tha Sedlloski në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke shtuar: "Ajo që kërkova nga lojtarët u përmbush, ne arritëm një fitore të merituar.
Unë gjithashtu pashë disa mangësi në lojë, të cilat janë pasojë e faktit se kjo skuadër ka qenë së bashku vetëm për dy ose tre javë, por ne do t'i korrigjojmë ato për ndeshjen e kthimit".