Humbje mes shumë polemikash për Vllazninë.
Shkodranët e trajnerit Brdariç u mposhtën me rezultatin 3:1 ndaj Shiroki Brijeg, në një sfidë ku protagonist absolut u bë gjyqtari rus Matjunin, i cili akordoi 2 penallti të dyshimta në favor të boshnjakëve, si dhe nxori nga xhepi, plot 12 kartonë të verdhë e 2 të kuq për shkodranët.
Mesfushori Krymi dhe trajneri Brdariç u përjashtuan nga loja në minutat e fundit, ndërkohë që golin që mban ende ndezur shpresat e Vllaznisë, e realizoi talenti Çoba në minutën e 90+2, shkruan Panorama sport.
Për vendasit realizoi dopietë Staniç nga pika e bardhë e penalltisë si dhe Lukiç në minutën e 77-të. Sfida e radhës do të zhvillohet pas 1 javë në “Loro Boriçi”, ku shkodranët do të tentojnë përmbysjen e madhe.
SHIROKI BRIJEG-VLLAZNIA 3-1
Staniç 43′ (p), 52′ (p), Lukiç 77′ / Çoba 90+2′ .