Prishtina është befasuar me kushtet që ka ofruar Ferencvarosi.
Këtë e pranoi mesfushori i Prishtinës, Qendrim Zyba.
“Ne jemi befasuar me stadiumin dhe kushtet”.
Zyba ka cekur se në kësi lloj kushte mund të luhet edhe 120 minuta pa u lodhur.
“Këtu mund të luash 120 minuta dhe nuk të humb freskia”.
Edhe pse Prishtina pësoi humbje nga skuadra hungareze, prapë se prapë Zyba ka konsideruar se është përvojë e mirë”.
“Për karrierën time është një përvojë e mirë, sepse ndeshja ka qenë e fortë dhe shpresojë që do të kemi më shumë kësi lloj ndeshje”.
Ferencvaros e mposhti Prishtinën me rezultat 3:0.
Prishtina e pret skuadrën hungareze më 13 korrik në “Fadil Vokrri”.