Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps do të mbetet në këtë pozitë edhe në vazhdim.
Lajmi është konfirmuar së fundmi nga federata franceze.
Kryetari i FFF-së, Noel Le Gre ka thënë se marrëveshja mes palëve është arritur për “tre minuta”.
“Didier kishte dëshirë të madhe për të qëndruar, ashtu si edhe unë”, tha ai.
Ndryshe, pritej që Franca të bënte ndryshime në stol pas eliminimit nga Zvicra në “Euro 2020”.