Llapi ka debutuar në garat evropiane me humbje nga Shkupi.
Në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Konferencës, skuadra e Tahir Batatinës u mposhtë në Shkup me rezultat, 2:0.
Pas ndeshjes, Batatina deklaroi se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, derisa kritikoi edhe nivelin e dobët të referimit.
“Kjo fitore me dy gola është e pamerituar. Shkupi fitoi me vetëm dy raste që kishte në ndeshje. Ne pësuam golin e parë në mënyrë naive, dhe pastaj të dytin në fund”, ka thënë Batatina.
“Kishte disa vendime të diskutueshme të gjyqtarëve, kështu që kur gjithçka përmblidhet, ne nuk e meritonim një humbje të tillë”, tha trajneri llapjan.
“Por mendoj se kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për takimin e kthimit. Ky avantazh në shtëpi nuk është i paarritshëm. Ne do të përpiqemi ta anulojmë, edhe pse Shkupi është një ekip cilësor”, shtoi ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes.